“E kuqe, e zezë. Çfarë ka të vështirë?”/ Bendter tregon si hoqi fiksimin e kazinos: Një natë po lija 400 mijë paund…

Varësitë i kanë edhe personazhet më të njohur, jo vetëm njerëzit e thjeshtë. Vetëm se gjithmonë zgjedhjin momentin e duhur për të treguar fiksimin e tyre pa të cilën nuk jetojnë dot normalisht. Nikolas Bendter ka qenë i varuar nga kazinoja dhe gjithmonë preferonte që të luante me fatin.

Në një mbrëmje ku sulmuesi danez e kishte kaluar me pijen, po humbiste rreth 400 mijë paund në kazino. Ishte viti 2011 dhe siç shprehet vetë Bendtner, atje gjendeshin të gjitha paratë e tij. Nëse përfundonin, atëherë mbetej pa asnjë kursim tjetër.

“Isha shumë i dehur që të ulesha në tryezën e pokerit. Por ruleta është çështje tjetër. E kuqe, e zezë. E kuqe, e zezë. E çfarë ka këtu kaq të vështirë? Në 90 minuta humba 400 mijë paund. Unë nuk kisha aq shumë para. Kishte një overdraft në kartë dhe mund të kisha humbur gjithçka nëse fati nuk do të më kishte buzëqeshur. U futa në tualet dhe spërkata fytyrën. Gjeta një arkëtar dhe mora 50.000 chips të tjerë për të luajtur, ndërsa fitova sërish 380 mijë euro nga 400 mijë të humjbura. Kur je afër humbjes së gjithçka ti mendon…Ka ardhur momenti që të ndaloj. Ishte shumë e rrezikshme, por një thirrje që më zgjoi dhe më hoqi fiksimin”, tha Bendter. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online