Ish-trajneri i Realit të Madridit, Jorge Valdano, është shprehur se lufta ndaj Superligës u fitua nga tifozët anglezë dhe jo nga UEFA. Pra zmbrapsja e klubeve që ishin pjesë të këtij kompeticioni të ri nuk e kishte një tjetër arsye përveç irritimit të sportdashësve që dolën në protesta.
“Lufta nuk u fitua nga UEFA, por nga populli, më saktë nga njerëzit anglezë. Ekziston një ndryshim shumë i madh kulturor mes Spanjës dhe Anglisë për futbollin. Agnelli? Ishte përfaqësuesi i 200 ekipeve dhe i tradhtoi ato. E papranueshme”, tha Valdano. /Sport Ekspres/