E kujton ende me nostalgji, në Francë pyesin nëse Lorik Cana ka qenë më i miri i Marsejës nga viti 2000

Lorik Cana ka qenë një prej futbollistëve të Shqipërisë që ka pasur karrierë të ndritshme në Europë. Kapiteni legjendar i Kombëtares ka qenë gjithmonë në skuadra të nivelit elitar. Por më shumë mbresa ka lënë te tifozët e Marsejës.

Një prej mediave në Twitter, ka hapur një sondazh ku pyet ndjekësit e saj se cili është lojtari më i preferuar që ka mbajtur numrin 19 te Marseja, duke nisur nga viti 2000. Në këtë listë bën pjesë Djamel Belmadi, Rudolf Skacel, Gabriel Heinze, Abdelaziz Barrada, Willian Vainqueur, Luiz Gustavo, Milik dhe sigurisht…Lorik Cana. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *