Historia e veçantë/ Po dominonin futbollin falë parave, si e rrëzoi Qeveria ekipin e Marcelo Lipit dhe Fabio Kanavaros nga kategoria

Guangzhou FC ka humbur mundësinë matematikore për të mbijetuar në elitën e futbollit të Kinës. Në këtë mënyrë, klubi më i suksesshëm i viteve të fundit nuk do të luajë më mes më të mirave. Përfaqësuesit e futbollit kinez shfaqën një dëshirë të madhe për të marrë rolin e dominuesit të këtij sporti në botë. Për këtë arsye, ata themeluan Superligën Kineze në 2004 dhe nisën të japin gjithnjë e më shumë fonde për zhvillimin e futbollit vendas.

Evergrande Group ndërhyri direkt duke marrë përsipër ekipin e Guangzhou. Ata u ngjitnë menjëherë në elitë dhe nisën me sukseset e mëdha. Trajnerë të mëdhenj si Marcelo Lipi, Luiz Felipe Scolari apo Fabio Canavaro do ta drejtonin, ndërsa janë marrë edhe lojtarë të kalibrit të rëndë si Robinho, Paulinho apo Jackson Martinez.

Në një moment, qeveria kineze ndërhyri në mënyrën se si funksiononte futbolli vendas duke kufizuar shpenzimet për lojtarët e huaj dhe duke ndaluar emrat e kompanive ose sponsorëve që të shfaqeshin në emrat e klubeve, gjë e cila e kombinuar me krizën financiare, i solli skuadrat kryesore në prag të kolapsit. Kështu do të merrte fund edhe Guangzhou Evergrande FC/Guangzhou FC që pas tetë titujve, dy kupave dhe katër Superkupave në Kinë duhet të rrëzohet nga elita e futbollit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online