E ktheu Atalantën në Barcelonën e Italisë! Gasperini: Mendova se mori fund futbolli, ka shpresë ende për djalin e vogël…

Atalanta është kthyer në Barcelonën e Serisë A dhe nëse Interi është duke fituar Skudeton në Itali, nga ana tjetër, një dorë te titulli si fitues moral duhet ta vendosi edhe ekipi nga Bergamo. Ky i fundit po vazhdon me ecurinë fantastike të rezultateve për të tretën vit radhazi. Tashmë ekipi i Atalantës ka mbërritur në vendin e dytë pas fitores në shifrat 5-0 kundër Bolonjës, ndërsa kanë realizuar 5 lojtarë të ndryshëm.

E vetmja skuadër që është sjellë si e madhe në Itali duke fituar në shifrat e thella dhe duke kënaqur sytë e shikuesëve. Por nëse projekti i Superligës do të zbatohej me sukses atëherë realitete si Atalanta do të shuheshin.

“Rrezikuam që të mbylleshim përgjithmonë, që të mos luanim më për asnjë objektiv. Mendova se futbolli mori fund me Superligën, thjeshtë për dëshirën e 12 ekipeve. Falë Zotit që në Angli pati reagimin e duhur. Ne gjithmonë duhet të mbajmë ndezur shpresën e djalit të vogël që kërkon të bëhet lojtar i madh dhe shpresën e ekipit të vogël që mund të konkurroj ekipin e madh. Nëse do të na ftonin në Superligë, unë nuk do të kisha shkuar”, është shprehur trajneri Gasperini që e ka kthyer Atalantën në Barcelonën e Serisë A. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *