E kryer/ Interi i dorëzohet milionave të Chelsea-t, ja detajet e transferimit të Lukakut te blutë e Londrës

Tashmë gjithçka është e kryer dhe e vetmja gjë që mbetet është firma në kontratë. Interi i dorëzohet milionave të Chelsea-t dhe pranon ofertën prej 115 milionë eurosh për të lënë të lirë goeladorin e vetë, Romelu Lukakun. Zikaltrit po shpërbëjnë ekipin që doli kampion një sezon më parë, ku sulmuesi belg pati një kontribut vërtetë të madh me golat e shënuar. Lukaku rikthehet edhe një herë në Londër për të veshur fanellën e bluve, me të cilët synon të mbrojë trofeun e Champions League si dhe të shijojë titullin kampion në Angli.

Klubet kanë nisur të organizojnë edhe takimin për të zhvilluar vizitat mjekësore, ndërsa sapo të vulosen edhe detajet e fundit, futbollisti 28-vjeçar do të udhëtojë drejt Londrës për të firmosur kontratën dhe për të pozuar me fanellën e re. Ndërkohë paga e tij me kampionët e Europës do të jetë 15 milionë euro në sezon plus bonuse./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online