Stiven Shpendi do të jetë pjesë e Serisë A sezonin e ardhshëm. Sulmuesi shqiptar shkëlqeu me fanellën e Cezenës sezonin e shkuar, kur shënoi 12 gola, të cilat e ndihmuan skuadrën t’i shkonte pranë ngjitjes në Serinë A.
Shumë klube ishin vënë në ndjekje të tij, por akordi është arritur me Empolin. “Sky Sport” raporton se klubi i Serisë A do të paguajë 2 milionë euro për kartonin e Shpendit. Ndërkohë Cezena beson te aftësitë e sulmuesit të Shqipërisë U21, teksa ka vendosur të mbajë edhe 30% të kartonit në rast të rishitjes së tij në të ardhmen. Marrëveshja mes palëve është arritur, tashme pritet vetëm firma në kontratë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/