Hidhet ideja për dyshen Rrahmani-Kumbulla, drejtori sportiv italian këshillon mbrojtësin shqiptar për kampionët e Italisë

Napoli po mendon për merkaton në fazën e mbrojtjes. Largimi i Kimit ka lënë një boshllëk të madh dhe tashmë drejtuesit po shqyrtojnë kandidatët për partnerin e duhur të Rrahmanit në qendër të prapavijës. Në një intervistë për “Marte Sports Live” në “Radio Marte”, Enrico Fedele ka hedhur idenë e Marash Kumbullës. Ish-drejtori sportiv italian ka thënë se mbrojtësi shqiptar do të ishte një zëvendësues i denjë i koreano -jugorit, duke hedhur hipotezën e dyshes Rrahmani-Kumbulla në prapavijën e Napolit.

“Kam lexuar se Napoli është më shumë për Danson e Lensit. Unë do të shkoja te një mbrojtës italian që ndoshta nuk ndihet rehat në klubin e tij. Kumbulla? Shumë i fortë, ai është një nga lojtarët që për mendimin tim mund të jetë zëvendësues i vlefshëm për Kimin“, ka thënë Enriko Fedele./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online