E kryer/ Armando Broja kalon edhe vizitat mjekësore, gati për sezonin e tij të parë në Premier League

Tashmë është e kryer. Armando Broja do të jetë lojtar i Southamptonit. Gazetari i njohur italian, Fabricio Romano, bën me dije se futbollisti 19-vjeçar ka kaluar sot me sukses vizitat mjekësore për klubin anglez.

Të gjitha palët e përfshira kanë gjetur akord të plotë me njëra-tjetrën dhe sulmuesi shqiptar do të veshë fanellën e “shenjtorëve” për sezonin 2020-2021. Broja shihet si një element premtues për Chelsea-n, që dëshiron ti japë lojtarit një vit eksperiencë në Premier League, përpara se ta ketë pjesë të projektit të Tuchel./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *