“E kritikoja shumë De Biazin për lojën, koha më dha të drejtë se ngelëm mbrapa”! Astrit Hafizi flet për analizat rreth Shqipërisë: Njerëzit më quanin…”xheloz”

Astrit Hafizi ishte i ftuari i radhës në “Soccer Talk Podcast” që drejtohet nga Skënder Gega. Trajneri i njohur është në drejtimin e këtij “Podcasti”, i pari në Shqipëri. Një temë shumë deklikate e prekur me Hafizin ishte edhe ajo e Kombëtares. Këtë trajner e kemi parë në disa herë duke kritikuar Kombëtaren për rezultatet e marra, por Hafizi ka sqaruar gjithçka në lidhje me këtë temë.

“Njerëzit nuk më kuptuan kurrë, idetë që unë doja të përcoja. Mosmirënjohja këtu është e jashtëzakonshme. Unë kam nxjerr një konkluzion, është mungesë e karakterit. Në analizat e mia që unë kam bërë shpesh për Kombëtaren, nuk kam fyer njëri dhe kam ruajtur ekuilibra. Disa njerëz më thonin që kisha shfaqur shenja xhelozia për trajnerët e Kombëtares, pasi kam qenë shumë herë në studio duke analizuar Kombëtaren. Unë kam menduar gjithmonë që këta trajnerët e huaj që vinin, të na binin diçka që ne nuk e kishim, por ata bënin saktësisht të njëjtat gabime si me ne.

Doja një mentalitet ndryshe te Kombëtarja, se për të ngrënë gol në minutë të parë dhe në minutë të fundit, kam ngrënë edhe unë në kohën time. Koha më dha të drejtë, edhe pas suksesit të Europianit të Francës, unë kam pasur shumë kontradikta me De Biazin. Ai kujtoi që unë doja t’i zija vendin atij. Por kjo nuk kishte shanse të ndodhte, sepse FSHF e kishte ndarë që nuk do të merrte trajnerë shqiptarë. Edhe pas atij Europiani që shkuam ashtu siç shkuam, ne ngëlëm mbrapa. Kisha shumë kritika për mënyrën e lojës dhe pas atij Europiani kishim shumë dështime”, tha Astrit Hafizi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *