Partizani do të luajë finalen e vërtetë kundër Teutës, në sfidën që vlen për një sezon dhe titullin kampion. Kur bëhet fjalë për statistika, të kuqtë nuk janë shumë të favorizuar pasi nuk e njohin shijen e fitores prej dy sezonesh në Durrës. Megjithatë trajneri Daja nuk i beson shumë shifrave pasi në këtë mënyrë theu mallkimin edhe ndaj Bylisit pas 7 viteve pa fitore.
“Nuk fitojmë prej dy sezonesh në Durrës? Kam dëgjuar që Partizani kishte 7 vite pa fituar me një ekip tjetër, për etikë nuk po e përmend. Besoj që në këtë vit që unë drejtoj bashkë me stafin Partizanin, kemi marrë njësoj pikë të dy ekipet. Që do të thotë që nesër do të luftojmë patjetër për të marrë 3 pikëshin. Ky 3 pikësh të jep edhe një bonus tjetër, sepse me ndeshje direkte pastaj pozicionohemi më mirë se Teuta.
Fakti që as Teuta nuk na ka mundur asnjëherë, raportet janë 50 me 50. Duhet të jemi të kujdesshëm, ta shtrimë këtë lloj përqendrimi. Duhet të jemi të kujdesshëm, mos të prishim ekuilibrat, Teuta pëson pak gola. Pra duhet të sulmojmë me më shumë forca, duke pasur një mënyrë tjetër të luajturi në Durrës, më qenë së duhet të rriskojmë për të marrë 3 pikësh”, tha Daja. /Sport Ekspres/