“E krahasojnë “Air Albanian” me stadiumin e Juventusit”, Alba Kepi jep detajet: Më 10 maj ndahen biletat, Roma u ka dhën falas 3500 të tilla

“Air Albania” do të presë finalen e Ligës së Konferencës më 25 maj. Një ngjarje historike kjo për vendin tonë, që për herë të parë do të organizojë një finale të madhe europiane. Sigurisht që një event i tillë është mënyra më e mirë edhe për të ngritur lart imazhin tonë në Europë. Gazetarja Alba Kepi ka treguar për emisionin “Ora Sport” në “Ora TV” se si po reklamohet vendi ynë në Romë, si dhe ka dhënë më tepër detaje mbi ndarjen e biletave.

“Romanistët kanë blerë biletën për të ardhur në Tiranë, por nuk kanë blerë biletën për të hyrë në stadium. Klubi sportiv i Romës ka marrë 3500 bileta gratis. Rreth 1000 ua ka shpërndarë familjeve të sportistëve, klubit, pronarëve, sponsorave, stafit teknik. Për rreth 2000 mijë kanë hapur një konkurs, ku kanë marrë pjesë afro 14 mijë romanistë të abonuar.

Reklama që po i bëhet Shqipërisë? Absolutisht e mirë. Sidomos për qytetin, duke e përcjellë si një qytet energjik, një qytet në zhvillim e sipër. Një qytet që ka një stadium mjaft modern. Konsiderohet me modernitetin e stadiumit të Juventusit. Por konsiderohet edhe si një qytet që është i papërshtatshëm për një finale kaq të madhe, duke pasur parasysh që skaudra e Romës ka një tifozeri të madhe.

Në datën 10 nis prenotimi i UEFA-s. Deri në datën 10 kemi mundësi ne gazetarët të mbyllim gjithë procedurat që kërkojnë për akreditim. Tifozët romanist presin rreth 5-6 mijë bileta. Kjo është shpresa e tyre. Ka arritur 500 euro çmimi i biletës për të ardhur në Tiranë. Vetëm ardhje”, është shprehur Alba Kepi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *