“Po na bëhet makth me ekipet kampione”, Tahiri i bën thirrje Tiraës: Ta mbajë me çdo kusht Shehin

Orges Shehi arriti të kurorëzonte Tiranën kampione për të 26-n herë në futbollin shqiptar. Por pa u mbyllur mirë festa kanë nisur të qarkullojnë zërat për një largim të mundshëm të tijin nga pankina bardheblu. Lidhur me këto zëra, Ermal Tahiri është shprehur në studion e emisionit “Skaner“ në “MCN TV“ se largimi i trajnerëve kampion po kthehet në makth për futbollin shqiptar. Sipas tij, Tirana duhet ta mbajë me çdo kusht Shehin në stolin e trajnerit.

“Nëse nuk rinovohet me Shehin, te Tirana do të jetë e vështirë, për të ndërtuar një skuadër fituese me trajner tjetër. Po na bëhet makth, që çdo ekip që del kampion, fillon shpërbëhet në fund të sezonit. Nuk po bëhet një plan 2-vjeçar.

Mendimi im është se nuk ka pse të mos rinovojë Shehi me Tiranën. Bardheblutë duhet ta mbajnë me çdo kusht, pasi kanë ecur mirë. Nuk duhet të prishin asgjë, nga kjo Tiranë, për të cilën ne po flasim me superlativa këtu”, ka deklaruar Ermal Tahiri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online