Realizoi një gol të mrekullueshëm ndaj Kastriotit, Qato: Këtë vit Laçi mund të kalojë turin e tretë në Europë

Klinti Qato ishte autori i një goli të mrekullueshëm në ndeshjen e sotme kundër Kastriotit. Futbollisti i Laçit ka qenë i ftuar në një lidhje paralele me emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, ku tregon më tepër rreth ecurisë së klubit kurbinas. Qato ka bindjen se skuadra do të përsërisë suksesin e sezonit të shkuar në Europë.

“Skuadra është e konsoliduar, sidomos në ndeshjet e fundit që kemi marrë rezultate pozitive. Ndihemi shumë mirë me njëri-tjetrin. Rezultatet flasin vetë. Shpëtim Duro e njeh më mirë skuadrën, sepse e ka ndërtuar vetë ai. I njeh më mirë lojtarët për t’i kthyer në vijë të drejtë. Kupat e Europës, mbaj mend ndeshjet e fundit që kemi shkuar deri në turin e tretë, besoj edhe këtë vit do të bëjmë të njëjtën gjë. Për të mos thënë se do të shkojmë edhe më lart”, është shprehur Klinti Qato./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online