Ivan Balliu pas tre sezonesh me Metz në Francë pritet që të largohet. Mbrojtësi i krahut të djathtë vjet u aktivizua në 25 ndeshje, por nuk mundi ta ndihmonte dot skuadrën e tij që të qëndronte në Ligue 1. Futbollisti i kombëtares është në listën e lojtarëve që francezët duan ta shesin.
Gëztepe në Turqi ka qenë një opsion, por deri më tani nuk ka pasur asgjë konkrete. Largimi nga Metz është i sigurt dhe kjo shihet edhe nga fakti që nuk është grumbulluar për ndeshjen e sotme që skuadra e tij luan në transfertë kundër Bretz.
Mediet në Francë raportojnë se stafi teknik nuk e ka marrë për këtë ndeshje pikërisht prej faktit që është në merkato dhe nga momenti në moment pritet që të mësohet skuadra e re e Balliut. Futbollisiti i lindur në Katalonjë në të shkuarën ka qenë pjesë e ekipit të dytë të Barcelonës.