Aventurës së Hysajt te Napoli i ka ardhur fundi. Një lajm ky që ka qarkulluar prej kohësh dhe në fund kapiteni i Kombëtares ka zgjedhur gjithnjë qendrimin, por këtë herë gjërat flasin ndryshe, Është vetë agjenti i mbrojtësit kuqezi, Mario Giuffredi, i cili konfirmon hapur se tashmë rruga e largimit është marrë. Menaxheri Italian ka thënë për “Radio Kiss Kiss” se ka lajmëruar prej 20 ditësh presidentin De Laurentis për vendimin e marrë.
“Ne e kemi lajmëruar Napolin tashmë se nuk do të rinovojmë kontratën, sepse duam të largohemi nga klubi. Presidenti është njoftuar rreth 20 ditë më parë, kështu që do të përpiqemi të gjejmë zgjidhjen më të mirë për Napolin”, ështëshprehur Giuffredi. Hysaj ka humbur vendin e titullarit prej kohësh në skuadër dhe në këto kushte ky vendim është alternativa e vetme për të. Napoli tashmë duhet ta shesë lojtarin shqiptar gjatë verës në mënyrë që të arkëtojë të ardhura prej tij, në të kundërt, mund t’a humbasë mbrojtësin Shkodran me parametra 0./Halit Delibashi-Sport Ekspres/