Kukësi ka afruar Eduart Rrocën për mesfushën, por ka edhe “firo”. Një lojtar i mesfushës e ka mbyllur me verilindorët dhe është Donjet Shkodra ai që e ka mbyllur bashkëpunimin.
Sikurse edhe kemi raportuar pas ndeshjes me Kastriotin, kontrata e mesfushorit kishte përfunduar pasi palët në verë kishin gjetur gjuhën e përbashkët për vijuar së bashku deri në dhjetor.
Tashmë palët nuk kanë nënshkruar kontratë të re dhe vetë lojtari tregon për Sportekspres.com se aventura e tij me Kukësin ka përfunduar. Shkodra në të shkuarën është aktivizuar me Flamurtarin, ku edhe spikati për herë të parë në Shqipëri.
Pas një sezoni kaloi te Skënderbeu, ku qëndroi vetëm gjysmë sezoni. Te Kukësi ai luajti rregullisht dhe verilindorët me shume mundësi kanë projektuar Rrocën si zëvendësues. Kështu numri 10 i Shkodrës mbetet i lirë për ish-mesfushorin e Luftëtarit.