Zinedin Maçaç lojtari i Napolit që u përfol se mund të ishte një ndër përforcimet e Flamurtarit duket se e ka gjetur ekipin e tij të ardhshëm. Sipas sajtit të njohur italian “calciomercato.com”, mesfushori do të huazohet në Rumani me skuadrën CFR Kluzhit.
Në të shkuarën Maçaç cilësohej si një ndër talentet më premtues të akademisë së Marsejës, por temperamenti shumë i nxehtë e çoi karrierën e francezit ne një spirale për poshtë.
Te Tuluza goditi ndihmëstrajnerin pas një debati për goditjet e dënimit, te Napoli u përfshi në një sherr banal me dy motorrist, ndërsa së fundmi u përjashtua nga Karpi pas një përplasje fizike me dy lojtarë në stërvitje. Me siguri në Vlorë nuk do të kishte ndejtur më shumë se një muaj pa u kthyer në origjinë.