E kërkojnë në La Liga dhe në Serie A, te Majorka mendojnë të bëjnë bashkë Muriqin me mesfushorin shqiptar

Skuadrat vazhdojnë të mbeten aktive në këto ditë të fundit të merkatos. Trabzonspori synon të rrisë financat në këtë dritare transferimesh dhe për këtë arsye, pas largimit të Erdoganit dhe Gediklit, kanë vendosur të nxjerrin në shitje edhe Enis Bardhin. Ky i fundit u transferua te kampionët e Turqisë për 3 milionë euro, e cila do të shërbejë edhe si kufiri minimal për shitjen e tij.

“Fanatik” bën me dije se për mesfushorin shqiptar ka interes nga La Liga dhe nga Serie A. Majorka është njëra prej pistave për transferimin e tij. Klubi spanjoll po mendon të bëjë bashkë Vedat Muriqin me një tjetër lojtar shqiptar. Ndërkohë në Itali është Torino që ka shfaqur interes për shërbimet e Enis Bardhit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online