FSHF organizon mbrëmjen gala “Më të mirët e vitit 2022”, Andi Verçani zbulon detajet e kësaj ngjarjeje

Më datë 27 janar do të organizohet mbrëmja gala “Më të mirët e vitit 2022”. Në ambientet e Teatrit, Operas dhe Baletit këtë herë skenën do e marrë futbolli. Federata Shqiptare dhe Futbollit, në bashkëpunim me “Digitalb“-in, duke nisur nga ora 18:00 do të na njohin me fituesit e çmimeve që do të jepen si shpërblim për më të mirët e vitit që lamë pas. Në një prononcim për “Supersport”-in, Andi Verçani, drejtori i zyrës së komunikimit në FSHF, ndan me publikun më tepër detaje rreth kësaj ngjarjeje.

“Mbrëmja gala ‘Më të mirët e vitit 2022’, organizohet nga FSHF në bashkëpunim me partnerin tonë Digitalb, të cilin dua ta falënderoj shumë për mbështetjen për këtë aktivitet. Në këtë mbrëmje do të kurorëzojmë vitin magjik, vitin më të mirë ku arritëm të organizojmë finalen e Conference league, patëm projektin ‘Uniforma ime’ dhe shumë turne të mëdha që iu besuan Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në këtë mbrëmje gala do të jepen 10 çmime të mëdha, Topi i Artë për meshkuj e femra, Këpuca e Artë për meshkuje femra, talenti i vitit në futbollin e meshkujve, talentja e vitit në futbollin e femrave, formacionin e vitit, gjyqtari i vitit, trajneri i vitit. Do kemi shumë momente të bukura për të ndarë bashkë.

Në këtë mbrëmje gala do të ketë personalitete të mëdha nga brenda dhe jashtë vendit, do të jetë Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama, ministrja e arsimit, do kemi personalitet të futbollit ndërkombëtar, por do i zbulojmë atë ditë në sallë dhe figura të njohura të futbollit shqiptar ndër vite e ndër dekada”, ka zbuluar Andi Verçani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online