E kanë seriozisht! Moldavia i bën presion të hapur Shqipërisë, flet sulmuesi Damascan: Duam fitoren në Tiranë

Moldavia është kundërshtari i radhës i Shqipërisë në një ndeshje shumë të rëndësishme për objektivat e dy skuadrave në kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024”. Sfida do të luhet më17 qershor në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, ndërkohë që përgatitjet kanë nisur prej kohësh në të dyja kampet dhe pritet një duel mjaft i nxehtë.

Moldavët vijnë në këtë përballje pa asnjë humbje dy takimet e para të Grupit E, pas barazimeve me Republikën Çeke dhe Ishujt Faroe dhe të karikuar për të marrë një tjetër rezultat pozitiv. Këtë e konfirmojnë edhe deklaratat e lojtarëve të kombëtares moldave gjatë grumbullimit për median vendase.

Sulmuesi Vitalie Dama?can shprehet se Moldavia shkon në transfertën e Shqipërisë me synimin e qartë për të vijuar serinë e rezultateve pozitive. “Jam gjithmonë i lumtur kur ftohem në kombëtare dhe jam krenar që luaj për Moldavinë. Kemi dy ndeshje të rëndësishme përpara, ndaj Shqipërisë dhe Polonisë. Ne duam të vazhdojmë fushatën kualifikuese në Tiranë me një tjetër rezultat pozitiv, siç e nisëm”, – tha sulmuesi 24-vjeçar për median moldave.

Dama?can vuri në dukje se si çdo lojtar i repartit sulmues, edhe ai dëshiron të shënojë sa më shumë gola, por theksoi se synimet e kombëtares janë shumë më të rëndësishme për të se sa objektivat personalë. “Sigurisht që dua të shënoj gola, por objektivat e ekipit janë prioriteti im. Ne luajmë para së gjithash për publikun. Të gjithë duam të arrijmë rezultate, por ato mund të vijnë vetëm me përpjekje të përbashkëta”, – thotë lojtari i Moldavisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online