“Cristiano i Shqipërisë”! Në Spanjë mahniten nga historia e Myrto Uzunit: La shkollë për të larë enët, tani është në La Liga

Në Spanjë janë të mahnitur nga historia e Myrto Uzunit. Ky i fundit është padyshim një shembull për të gjithë lojtarët shqiptarë se mund t’ia dalin, pavarësisht vështirësive që kalojnë dhe financave të tyre.

“Infobae” ka shkruar një artikull për Uzunin duke e quajtur si “Cristiano i Shqipërisë”. Në të tregohet historia e Uzunit që në moshën 10-vjeçare kaloi tre ditë duke e ecur me familjen për të mbërritur në Greqi, që t’i shpëtonin varfërisë.

“La shkollën që të ndihmonte nënën e tij të lante enët, tani është fjala e parë në Spanjë dhe i lakmuar nga të gjithë, ndodhet në La Liga”.

Njëkohësisht kjo media kujton përballjen me idhullin e tij, atëherë kur Ferencvaros luajti me Juventusin dhe Uzuni arriti të shënonte dhe në fund të ndërronte fanellën me lojtarin që e kishte parë në televizor dhe e admironte aq shumë: “Ishte padyshim dita më e bukur e karrierës së Uzunit”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online