Laçi do të përballet në ditën e nesërme kundër Anderleht me ndeshjen që do të nis në orën 19:00. Por ekipi belg duket se e ka marrë disi të thjeshtë këtë përballje në Europë. Më herët është mësuar për mungesën e trajnerit Kompany, ndërsa edhe drejtori sportiv i saj, Peter Verbeke, nuk ka fluturuar drejt vendit tonë.
Ky i fundit ka preferuar që të vazhdojë punën për merkaton me përforcimet që kërkon skuadra, ndërsa ndeshjen do ta ndjekë nga televizori. Këto mungesa vijnë vetëm nga stafi drejtues pasi sa i përket lojtarëve do të kemi organikë të plotë. Për më tepër surprizuese ishte se Zirkzee, lojtari i marrë në huazim nga Bajerni dhe u zyrtarizuar vetëm gjatë ditës së djeshme, është përfshirë në listën për të fluturuar menjëherë drejt Shqipërisë. /Sport Ekspres/