E kanë kualifikimin e siguruar, Vincent Kompany do të lërë pushim talentin e marrë nga Bayern kundër Laçit

Joshua Zirkzee ishte afrimi i merkatos së verës për Anderlehtin duke e marrë këtë talent si huazim nga Bayern Munchen. Tek ky futbollist gjenden të gjitha aftësitë për të ardhmen premtuese, por nga ana tjetër duhet të rregullojë më tepër sjelljen me seriozitetin e treguar në ndeshje.

Vincent Kompany do të zgjidhte që ta aktivizonte menjëherë Zirkzee. 24 orë pas prezantimit vinte ndeshja me Laçin në Shqipëri dhe për lojtarin e ardhur nga Bundesliga kishte disa minuta në fushën e lojës. Pas ndeshjes së zhvilluar edhe në kampionat, Zirkzee ka hasur disa probleme. Për këtë arsye Kompany ka vendosur që ta lërë pushim në përballjen e kthimit me Laçin.

“Duhet të tregojmë kujdes me Zirkzee. Në ndeshjen e fundit duhej të zëvendësohej dhe ishim me fat që dëmtimi i tij nuk ishte edhe aq shumë serioz. Ne nuk duam që ta detyrojmë për të hyrë në fushë kundër Laçit. Me siguri që nuk do të aktivizohet”, u shpreh Kompany. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *