“E kam parë te Southampton, Broja nuk është për Chelsea”! William Gallas: Në këtë moshë që është Armando, duhej të ishte përbindësh goli

William Gallas ka dhënë mendimin e tij rreth çështjes kryesore te Chelsea, Armando Broja. Drejtuesit po mendojnë për shitjen e këtij sulmuesi, ndërsa vet Broja kërkon që të qëndrojë në ekip. Nga ana tjetër, Pochetino e cilësoi Brojën si një nga sulmuesit e rinj me më shumë potencial në Angli dhe në Europë.

Por për Gallas, çështja shtrohet ndryshe. “Broja është ende i ri dhe mund të shihni se ka cilësi atje, por unë e pashë ndeshjen e tij kundër Fulhamit dhe e pashë atë në Southampton, Broja nuk është një lojtar që mund të përshtatet te Chelsea.

Kur luan në sulm përpara, duhet të jesh një përbindësh. Duhet të kesh një grup tjetër aftësish, të shënosh gola, edhe nëse përpiqet të shënojë, duhet të punojë më shumë. Broja është 22 vjeç dhe në këtë moshë në futboll, duhet të jesh numri një dhe nëse ai nuk shënon gola tani ai nuk do të jetë një sulmues i klasit të lartë”, tha Gallas. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online