“Bisedova me drejtuesit e klubit”, vjen largimi i parë nga Partizani duke shtrënguar duart

Partizani ka bërë largimin e parë nga skuadra teksa Besnik Ferati ka shtrënguar duart me të kuqtë. Një largim mes përshëndetjesh dhe falënderimesh, teksa futbollisti nuk po gjente hapësirat me ardhjen e Ilir Dajës.

Për këtë arsye ka pasur një takim me drejtuesit e Partizanit atje ku është arritur në përfundimin se zgjidhja më e mirë është largimi. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Ferati ka falënderuar presidentin Demi, drejtorin Rama dhe të gjithë tifozët e Partizanit për të gjithë mbështetjen që i kanë dhënë deri tani. /Sport Ekspres/

Reagimi: “Nga sot nuk do të jem më pjesë e Partizanit. Pas takimit që pata me drejtuesit e klubit arritëm marrëveshjen për ta ndërprerë bashkëpunimin në mënyrë konsensuale. Dua të falënderoj presidentin Demi  drejtorin Olsi Rama dhe gjithë stafin për suportin që më kanë dhënë në gjithë këto vite që kam mbajtur veshur fanellën e Partizanit. Mirënjohje për çdo trajner dhe pjesëtar stafi që kam bashkëpunuar, si dhe për të gjithë futbollistët që bashkë arritëm shumë suksese. Dua të falënderoj pa masë të gjithë tifozët e kuq, që kanë qenë në çdo moment me ne dhe me zemër u uroj shumë suksese në vazhdim. Me shumë respekt, Besnik Ferati”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online