“E ka kuptuar Konte që nuk është Guardiola?”, flet Kasano: Inter nuk di të luajë futboll…

Antonio Kasano pati një karrierë të suksesshme ku ka luajtur me skuadra legjendare si Reali Madridit, Milani dhe Interi. 39 vjeçari njihej si lojtar mjaft i talentuar dhe pozicionin më të mirë e kishte si sulmues i fsheshtë apo pas sulmuesve. Pas përfundimit të karrierës si futbollist, Kasano ka marë pozicionin e analistit.

Së fundmi ai foli për Antonio Konten, të cilin nuk e vlerëson aspak për mënyrën e të zhvilluarit te lojës nga Interi edhe pse janë në vendin e parë.

“Interi nuk luan futboll, ndryshe nga Atalanta. Interi luan topin pas, pret presionin e ekipeve të tjera dhe jep topin e gjatë për Lukakun. Zikaltërit kanë detyrimin ndaj tifozëve të fitojnë Skudeton, por nuk po luajnë futboll të mirë. Në Ligën e Kampionëve u renditën pas Shakhtarit ishte qesharake.

Interi ende nuk luan mirë, por Konte a e ka kuptuar që nuk është Guardiola? Ai mund të na marrë për idiot, por unë nuk jam budalla. Ai mund të dominojë në Itali, sepse është ligë mesatare. Por a bën dot në Europë?”- u shpreh Kasano.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online