“Nuk ndërhyn në merkato”, Tahiri: Ndoshta Vllaznia nuk është ekip për kampion

Momenti jo i mirë i Vllaznisë ka rritur dyshimet nëse kjo skuadër ka aftësinë për të mbajtur vendin e parë. Shkodranët tashmë janë vetëm 3 pikë më shumë se sa Partizani i vendit të dytë.Ish-futbollisti i Kombëtares Ermal Tahiri, ishte i ftuar në emisionin ”Skaner” në MCN Tv, ku deklaroi se rënia e Vllaznisë po vjen për shkak se kjo skuadër nuk ka kualitete në organikën e saj. Ai gjithashtu u shpreh se Vllaznia është vetëm për Kupat e Europës dhe jo për tu shpallur kampion.

”Ekipet e tjera kanë kualitet. Ekipet e tjera të zgjidhin ndeshjet me 2-3 lojtarë, ndërsa te Vllaznia nuk ka. Partizani dhe Laçi kanë lojtarë, kanë edhe zëvendësues. Vllaznia nuk ndërhyri siç duhet në merkaton e janarit. Ndoshta ky ekip është për kupat e Europës dhe nuk është për kampion.”- u shpreh Ermal Tahiri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online