Hoze Murinjo do të nisë nga puna për të përgatitur Romën e sezonit të ri. Trajneri portugez kërkon të kthejë kryeqytetasit në majat e Serie A dhe për të arritur këtë objektiv është duke ndërtuar skuadrën që do të ketë në dispozicion për edicionin 2021/2022. Goditja e parë në merkato për verdhekuqtë pritet të jetë një shqiptar. Të paktën kështu raporton gazetari i njohur italian, Xhanluka Di Marzio.
Murinjo duket se pëlqen Granit Xhakën, të cilin kërkon ta transferojë në Romë. Edhe vetë klubi ka dhënë miratimin për këtë blerje, ndërsa palët po punojnë për të gjetur akordin e përbashkët. Arsenali kërkon 25 milionë euro, por romakët do të përpiqen të mbyllin gjithçka brenda 20 milionë eurove./Halit Delibashi-Sport Ekspres/