Një ndeshje miqësore nuk vlen asgjë sa i përket rezultatit të arritur, por tregon shumë sa i përket lojtarëve. E parë në këtë këndvështrim duhet theksuar fakti se një lojtar i Fenerbaces e ka mbyllur me siguri aventurën e tij te ekipi turk me trajnerin Jorge Jesus. Bëhet fjalë për qendër mbrojtësin Mauricio Lemos, që më parë ka qenë pjesë e ekipeve si Las Palmas dhe Sasuolos.
Pas një ndeshje me gabime ndaj Shkupit, vjen një tjetër ndaj Tiranës. Vetëm 25 minuta i janë dashur Jesus ndaj ekipit të Shqipërisë, për ta nxjerrë menjëherë nga fusha Lemos. Në mediat turke ky ndërrim i trajnerit të Fenerbaces po komentohet jo vetëm si lëvizje e zakonshme, por mbyllje e aventurës për mbrojtësin uruguaian. /Sport Ekspres/