E FUNDIT/ Ylber Ramadani drejt zyrtarizimit në Serinë A, legjenda e Aberden kritikon ekipin: Nuk shitet 900 mijë euro një lojtar i Shqipërisë, fillojeni nga këtu

Ylber Ramadani duket se është pranë zyrtarizimit në Serinë A. Media italiane që kanë informacione në klubin e Leces bëjnë të ditur se në orët në vijim do të vijë edhe një komunikatë zyrtare.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh, teksa dy ditë më parë Aberden refuzoi ofertën e parë prej 900.000 eurosh nga ana e Leçes. Megjithatë dëshira e lojtarit për të qenë pjesë e Serisë A mund të ketë ndikuar për të ndryshuar sërish historinë e bisedimeve mes klubeve që nuk po e gjen dakortësinë mbi çmimin.

Nga krahu tjetër, legjenda e Aberden, ish-mesfushori Stevie Tosh ka disa kritika për klubin. Fillimisht e ka dërguar Ramadanin në qiellin e shtatë duke dhënë vlerësimet më të mira për të, ndërsa nga krahu tjetër i tregon ekipit skocez se një lojtar i Shqipërisë nuk mund të shitet për 900 mijë euro.

“Ramadani ishte pjesë e rëndësishme e Aberden në sezonin e kaluar. Gjithashtu luan edhe me Kombëtaren e Shqipërisë. Aberdenn duhet ta shesi për çmimin e duhur pasi do ta ketë të vështirë që ta zëvendësojë. Aberden e refuzoi me të drejtë ofertën, 900.000 euro nuk mund të jenë të mjaftueshme për Ramadanin, që luan rregullisht për Shqipërinë.

Mendoj se Aberden duhet ta fillojë nga ky fakt marrëveshjen me Lecen. Ramadani luajti shumë mirë në sezonin e kaluar dhe unë do të doja që ta shihja aty edhe për një vit tjetër. Për më tepër Ramadani mund të luajë në disa role në mesfsuhë, si numër gjashtë, tetë apo edhe si një 10.

Ai mund të bëjë shumë, të mbajë pozicionin e tij, të ecë përpara dhe prapa, ka një sy edhe për pasimin e rrezikshëm, është krijues. Ishte padyshim një nga lojtarët më të mirë të Aberdeen. Është situatë e vështirë. Nga njëri krahë Ramadani do të jetë i vështirë për ta zëvendësuar nga krahu tjetër Aberden duhet të kuptojë se shansi për të luajtur në Serinë A nuk i vjen çdo ditë një lojtari. Do të zhgënjëhesha nëse Ramadani do të largohej, por tërheqja e Serisë A është e madhe”, tha Tosh. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *