Pak ditë më parë do të vinte edhe takimi mes Ligës Profesioniste dhe të deleguarit nga ana e Qeverisë, Fidel Ylli. Ky i fundit kërkoi një informacion më të detajuar mbi 4 pikat e parashtruara si kërkesë nga ana e presidentëve të klubeve të Superiores.
E gjitha kjo nuk do të vononte shumë dhe Liga Profesioniste njofton se gjithçka ka mbërritur te Fidel Ylli. Tani topi ka kaluar në krahun e Qeverisë që do të jap një përgjigje përfundimtare mbi futbollin, për të qartësuar më tepër edhe të ardhmen e tij. /Sport Ekspres/