Momenti i errët për ekipet në Kroaci, trajneri ku gjenden shqiptarët: Si një luftë mes një të rrituri dhe një djali të vogël

0

Një moment i errët për ekipet në Kroaci është duke u përjetuar teksa kanë marrë rezultate zhgënjyese në turret e Europës. Dinamo e Zagrebit do të eliminohej nga “Champions League” pas humbjes me Ferencvarosh, atje ku do të ishte Myrto Uzuni që do t’i priste biletën.

Nga ana tjetër edhe Lokomotiva e Zagrebit do të zhgënjente së tepërmi. Ekipi që doli në vendin e dytë në sezonin e shkuar ka humbur shumë pas largimit të Uzunit dhe Kastratit. Me shifrat 0-1 do të humbiste ndaj Rapidit të Vienës për të dalë nga “Champions League”. Ndërkohë në ditën e djeshme ka ardhur edhe një humbje e thellë në turin e tretë të “Europa League”, teksa u mund nga Malmo në shifrat 5-0.

Trajneri Tomiç kishte aktivizuar nga minuta e parë Mersinajn, Cokajn dhe Kallakun, ndërsa në pjesën e dytë edhe Indrit Tuci mori vendin e sulmuesit Samir. Por vetë tekniku i Lokomotivës së Zagrebit, ekipit që do të mbërrinte për herë të parë kaq larg, e di më së miri se nuk mund të dilet përtej forcës normale.

“Ky është realiteti ynë. Malmo e meritoi fitoren me rezultat të thellë. Ata janë një ekip serioz në Europë me lojtarë që kanë cilësi individuale të nivelit të lartë. Dukej si një luftë mes një të rrituri dhe një djali të vogël. Urime vendasit për fitoren e merituar. Nuk do të jetë e lehtë për asnjë kundërshtar ndaj Malmos në këtë sezon. E përsëris, ky është realiteti ynë”, u shpreh Tomic. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.