E FUNDIT/ Tirana mbyll marrëveshjen me sulmuesin nga Gana, e sjellë Hektor Çomo dhe zbulohet kontrata

Nga Klaudio Ndreca

Tirana vazhdon që të përforcojë ekipin në prag të ndeshjes së parë që do të ketë në Champions League përballë Dinamo Tbilisit. Ashtu siç edhe u përfol, priten disa futbollistë që do t’i shtojnë kualitet bardhebluve nga Gana. Me një prej tyre është mbyllur marrëveshja dhe bëhet fjalë për sulmuesin ganez, Derrick Sasraku.

“Ghanasoccernet” ka zbuluar edhe marrëveshjen e kryer, teksa Sasraku ka firmosur një kontratën tre-vjeçare e cila pritet të zyrtarizohet në orët në vijim, ku sigurisht ka pasur edhe një dakortësi për kushtet personale të lojtarit. Ky sulmues ka ardhur falë negocimeve të Hektor Çomos, që vazhdon të përforcojë ekipin e Tiranës.

Sa i përket Sasrakut, u kthye në kampionatin e Ganës në janar pasi i përfundoi kontrata me ekipin e Tunizisë, Club Afrikan. Një skuadër me të cilën kishte që në gusht të 2018 që ishte pjesë, ndërsa aventura me Medeaman në elitën e Ganës erdhi në prill dhe ra brenda pak kohësh. Tashmë Tirana po monitoron edhe tre lojtarë të tjerë të rinjë nga Gana, ndërsa mbyllën marrëveshjen me sulmuesin 26-vjeçar, Sasraku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *