E bujshme/ Tare gjen akordin me Fenerbahçen, Muriqi kryen vizitat mjekësore javën e ardhshme

Në Itali e quajnë të mbyllur çështjen Muriqi. Igli Tare ka arritur të gjejë akordin me Fenerbahçen për të veshur bardhekaltër lojtarin e përfaqësueses së Kosovës. “LaLaziosiamonoi“ zbulon se është arritur gjuha e përbashkët me gjigantët turq, të cilët do të lënë të lirë sulmuesin e tyre për 18 milionë euro.

Gjithashtu bëhet me dije se Muriqi pritet të udhëtojë drejt kryeqytetit Italian në javën e ardhshme, në mënyrë që të kryejë vizitat mjekësore. Më pas do të jetë gati të hedhë firmën në kontratën që do e lidhë me Lazion për 5 vitet e ardhshme. Nga ky transferim shifra që sulmuesi shqiptar do të përfitojë në sezon është 2 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online