“Objektivi për vitin tjetër? Të mos rrëzohemi në Serinë B”, presidenti i Atalantës habit me deklaratën

Atalanta humbi ditën e djeshme mundësinë për tu kualifikuar në Champions League vetëm në minutat e fundit të takimit. Ekipi i drejtuar nga Gasperini zhvilloi një lojë të shkëlqyer, por në fund eksperienca e munguar solli pësimin e dy golave.

Megjithatë pavarësisht eleminimit, Atalanta do të dalë me kokën lartë nga ky kompeticion, sepse zhvillloi një kampionat të shkëlqyer. Pas përfundimit të sezonit 2019-2020, të gjithë tifozët e Atalantës presin me padurim se cilat do të jenë objektivat e ekipit të tyre. Këtë përgjigje ua ka dhënë menjëherë presidenti i klubit, Percassi, i cili habiti me deklaratën e tij.

“Zhvilluam një lojë të shkëlqyer. Kishim mundësi të shënonim disa herë në portën e PSG, por ishim të pafat. Nuk meritonim të eleminoheshim, të paktën jo në fund. Objektivi kryesor për sezonin e ardhshëm? Sigurisht që të qëndrojmë në Seria A dhe të mos biem, pasi për shumë vite me radhë kemi vuajtur në këtë aspekt. Përherë ky ka qenë qëllimi jonë më i madh, të mos bjemë një kategori më poshtë”- u shpreh Percassi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online