E FUNDIT/ Superiorja do të ketë edhe VAR-in, nis me një ndeshje në futbollin shqiptar

Teksa jemi në qendrën e polemikave sa i përket arbitrave shqiptarë, duket se gjendja do të ndryshojë rrënjësisht në vitet e ardhshme. Nëpërmjet zyrtarit dhe dizenjatorit të arbitrave në FSHF, Sokol Jareci, konfirmohet te emisioni “Pressing” edhe se kur do të aplikohet VAR-i në elitën e futbollit shqiptar.

Bëhet fjalë për sezonin 2021-2022, ndërsa do të fillohet me një ndeshje fillimisht, për shkak të kostos së lartë. Por ky është projekti për të ardhmen, ndërkohë që Jareci shprehet se një fillim i ri do të jetë për drejtësinë dhe bilbilat duke nisur që nga java e ardhshme, pas gabimeve të bëra së fundmi.

“Është evidente që janë bërë gabime dhe peshorja anon më tepër kundër Bylisit dhe Luftëtarit. Por duke nisur që nga Kupa që ka pasur një arbitrim të saktë dhe ky do të jetë një rifillim i ri. Sa i përket VAR-it, do të futet në vitin 2021-2022. Fillimisht me një ndeshje, pasi ka kosto shumë marramëndëse. Në datën 25-26 shkurt na vjen edhe një specialist nga FIFA për të na treguar më tepër”, ka thënë Jareci. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online