Starova flet për përgjegjësitë e Olsi Ramës te kriza e Partizanit: Po aq sa trajneri! Shihni Igli Taren

Sulejman Starova ka analizuar përgjegjësinë e Olsi Ramës në rezultatet e dobëta që po merr Partizani në këtë kampionat. I ftuar në emisionin “Pressing” që transmetohet në “ABC Neës”, trajneri i njohur shprehet se në Europë ka të njëjtën përgjegjësi të drejtorit sportiv me trajnerin. Këtu është sjellë edhe shembulli i suksesit të Lacios me Igli Taren:

“Për të folur për Olsi Ramën është pak herët, pasi nëse Partizani e kalon krizën dhe unë jam i bindur që po, atëherë ndryshon diskutimi komplet. Në Europë ka të njëjtën përgjegjësi drejtori teknik me trajnerin. Kjo pasi janë shumë të lidhur bashkë edhe me marrjen e lojtarëve. Kemi rastin e Igli Tares, që është një nga më të mirët në Itali, për mua më i miri. I sjell lojtarët me 2 milionë dhe pastaj shiten me 30 milionë. Por nuk futem te pjesa që kritikojnë punën e Ramës, po të shohim ka sjellë lojtarë të mirë si Boldor, Melo apo Solomon. Vetëm Ekubanin e ri e kisha bindje që në fillim që nuk mund të luante me Partizanin e parë”, ka thënë Starova. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online