E FUNDIT/ “Suksese”! Partizani mbyll pritjen e gjatë për Ilir Dajën: Takim me drejtuesit, ndarje miqësore

Pas një pritje të gjatë edhe pse ishte mësuar largimi i Ilir Dajës, Partizani ka ardhur me njoftimin zyrtar për trajnerin. Vetëm pak minuta më parë kryeqytetasit kanë shpërndarë njoftimin ku thuhet se pas një takimi me drejtuesit e klubit është vendosur për ndarjen miqësore. Gjithashtu Dajës i urohet shumë suksese për të ardhmen.

“FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trainerin Ilir Daja. Në përfundim të vitit kalendarik të aktivitetit sportiv, drejtuesit dhe traineri Daja kanë zhvilluar një takim në të cilin është diskutuar ecuria dhe performanca e skuadrës. Në përfundim palët kanë vendosur të ndahen miqësisht dhe të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre për pjesën e mbetur të sezonit.

Klubi fale?nderon trainerin Ilir Daja pe?r kontributin e dhënë dhe punën e përkushtuar që ka bëre? gjatë gjithë kësaj periudhe në drejtimin e ekipit të Partizanit, duke i uruar njëkohësisht shume? suksese ne? te? ardhmen”, shkruhet në reagim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online