“E presim ndeshjen me emocion”, kapiteni i Granadas e merr seriozisht Teutën: E kemi studiuar mirë kundërshtarin

Europa League është vetëm 24 orë larg për ekipet e Superiores. Teutën e pret një ndeshje historike me një kundërshtar të një niveli të lartë si spanjollët e Granadas, të cilët megjithëse luajnë në një nga kampionatet më të forta të Europës provojnë për herë të parë shijen e kompeticioneve europiane.

Klubi i La Ligas e ka marrë me seriozitet të madh përballjen e nesërme, duke mos e nënvlerësuar aspak Teutën në deklaratat e tyre. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe sot në Shqipëri. Përkrahë trajnerit në konferencë për shtyp ishte i pranishëm edhe kapiteni Victor Diaz, që shprehet se e pret ndeshjen me emocion, ndërsa thekson edhe njëherë seriozitetin e Granadas, pasi tregon se trajneri e ka studiuar me imtësi Teutën.

Përgatitja e ndeshjes
Trajneri e ka studiuar mirë kundërshtarin dhe na ka dhënë informacione mjaftueshëm, ndaj them se jemi gati. Ne nuk kemi vetëm një skemë apo ide loje, por jemi gati të ndryshojmë në varësi të ecurisë së takimit. Nesër do të provojmë të luajmë në sulm dhe të kontrollojmë ndeshjen.

Motivimi përballë një kundërshtari pa shumë emër?

Ekipi e pret këtë ndeshje me një iluzion të madh dhe emocion të konsiderueshëm. Është një ndeshje shumë interesante për të dy palët dhe shpresojmë që që t’ia dalim.

Fusha
Është një zakon që e kemi në çdo stadium, si në Spanjë, ashtu edhe jashtë saj. Duam të shkelim barin dhe të shohim gjendjen e fushës ku do të luajmë. Fusha ishte e mirë dhe vitet e fundit kemi luajtur shpesh në terrene të tilla, sidomos në Kupën e Mbretit.

Orari dhe temperaturat
Pak a shumë temperaturat janë të njëjta me ato në Granada, pasi edhe atje bën goxha vapë. Në qytetin e Durrësit ka pak më shumë lagështirë në orarin e ndeshjes, por që do të dimë të përshtatemi dhe të bëjmë më të mirën në fushë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online