Nga Klaudio Ndreca
Si një yll i futbollit të Europës, kështu është pritur Marash Kumbulla! Një numër i lartë i gazetarëve të pranishëm dhe foto-reporterëve, që donin me patjetër të shkëpusnin momentin e parë të zbritjes së këtij lojtari në ekipin e ri.
Zyrtarisht Marash Kumbulla është pjesë e Romës dhe këtu nuk ka më dyshime. Lojtari shqiptar ka zbarkuar në Romë, në Fiumicino. Gazetarë të shumtë që ishin të pranishëm kërkuan që t’i merrnin pak fjalë për skuadrën e re që do të përfaqësojë, por pa ia dalë dot.
Kumbulla ka shkuar menjëherë te makina që e priste, ndërsa do të mbërrijë në “Villa Stuart”. Atje do të kryejë ekzaminimet mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratën 5-vjeçare me Romën. Marashi shoqërohet në këtë moment nga babai, vëllai dhe menaxheri i tij për të përmbyllur transferimin që do të kushtojë 30 milionë euro. /Sport Ekspres/
E’ sbarcato a Fiumicino Marash #Kumbulla: il difensore andrà subito a Villa Stuart per svolgere le visite mediche e poi firmerà il contratto di 5 anni con l’#ASRoma. Ad accompagnarlo il padre, il fratello e l’agente. Al #Verona 30 milioni totali@tempoweb @Teleradiostereo pic.twitter.com/l1MFi3s9UU
— Filippo Biafora (@Fil_Biafora) September 16, 2020