Stiven N’Zonzi është një hap larg Romës! Sipas asaj që shkruan “Sky”, Sevilja thuajse ka pranuar ofertën e Romës për 30 mln euro dhe 3 mln euro bonuse, pra afër 35 mln eurove të klauzolës për prishje kontrate.
Akordi është gjetur mbrëmë mes lojtarit dhe verdhekuqëve, prej 3 mln eurosh për katër vite kontratë. Komisioni për babain agjent, 5 mln euro. Pritet vetëm zyrtarizimi.