Teksa në të gjitha raportimet e mediave është thënë se projekti i Superligës është mbyllur, nisur nga largimet zyrtare të klubeve, Florentino Perez nuk ka ndërmend që të dorëzohet. I pari që hyri në këtë valle dhe i fundit që do të dalë prej saj. Në intervistën që po jep gjatë këtyre momenteve për “El Larguero” është folur gjatë për Superligën. Perez ka befasuar duke thënë se projekti nuk ka marrë fund akoma dhe se do të punohet ende për ta sjellë në jetë.
“Më thërrisni më mirë vetëm si presidenti i Realit të Madridit dhe jo i Superligës, më mirë kështu. Jam shumë i zhgënjyer dhe ndihem keq që nuk e kemi shpjeguar projektin e Superligës në mënyrën e duhur. Mendoj se vetëm një nga 6 ekipet angleze nuk ishin të bindura te ky projekt dhe pastaj u bë ngjitëse për të tjerat, duke shtuar pasigurinë. Nëse ky projekt nuk funksionon, atëherë do të mundet një tjetër. Mos harroni! Të 12 ekipet kanë nënshkruar një kontratë. Ajo që mund të konfirmoj tani është se Superliga është në pritje. Juventusi dhe Milani nuk kanë dalë ende. Reali, Barcelona, Juventusi dhe Milani po kërkojnë zgjidhje.
Nuk ka mbaruar Superliga, ne po vazhdojmë që të punojmë. Thjeshtë është në pritje për momentin. Presidenti i UEFA-s? Nuk kam parë kurrë kështu më parë. Kërcënime dhe fyerje sikur të kishim vraë dikë dhe të kishim hedhur bombën atomike. Fubolli duhet të shpëtohet. Nuk ndihem i vetëm unë, kam folur me Angelli tre herë sot. Ka njerëz që besojnë se asgjë nuk ka ndodhur, ka ende njerëz që nuk e besojnë COVID. Lojtarët e Realit kanë ulur pagat e tyre. Që Ramos të rinovojë nuk varet nga ai, por nga situata jonë. Këtë vit kemi futur 300 milionë euro më pak se në sezonet e shkuara”, tha Perez. /Sport Ekspres/