E FUNDIT/ “Nuk i ndiej shumë kritikat, lojtarët po”! Reja përgjigjet nëse do të vazhdojë si trajner te Shqipëria: Zoti e di…

Reja ishte i pranishëm në konferencën për shtyp para ndeshjes me Islandën. Trajneri i Shqipërisë është shprehur gjithashtu edhe për të ardhmen e tij pas humbjes së objektivit të vendit të parë, nisur nga ajo humbje e fundit me Izraelin.

“I kemi listuar shpesh motive se pse kemi humbur. Prisja që në këtë edicion të Ligës së Kombeve të tregonim se ishim rritur. Kemi bërë ndeshje të mirë me Spanjën dhe Poloninë. Rivalët tanë po shfrytëzojnë gabimet tona. Siç tha edhe Cikalleshi, është koha për të qenë bashkë dhe të shohim përpara. Sigurisht që do të ketë ndryshime me Islandën pasi kemi luajtur vetëm para 3 ditësh.

Ajeti ka pasur pak temperaturë dhe duhet të presim deri nesër për të. Shqipëria nuk e ka përmbysur asnjëherë rezultatin në kohën time? Kur pëson gol demoralizohesh dhe ke probleme me aspektin psikologjik.

Kjo nuk duhet të ndodhi, por është çështje karakteri e ekipit. E ardhmja pas Islandës? Unë mendoj vetëm për ndeshjen nesër kundër Islandës, jo për të ardhmen. Nuk i dihet kurrë, Zoti e di se çfarë do të ndodh në të ardhmen. Kritikat nuk i ndiej shumë, lojtarët po, është normale. Uroj që lojtarët të jenë më shumë agresiv tani”, tha Reja. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online