E FUNDIT/ “Kritikat kanë vërshuar ndaj nesh, Reja ndryshe nga De Biazi”! Cikalleshi: Jemi të shkatërruar pas Izraelit, përse na ndodhin vetëm ne gabimet?

Sokol Cikalleshi ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes me Islandën. Sulmuesi ishte në krahë të trajnerit Reja, ku ka folur edhe mbi këtë situatë të vështirë që po kalohet te Kombëtarja.

“Është situatë jo e mirë për momentin. Presioni ishte mbi Shqipërinë në ndeshjen e fundit se duhej të fitonim me patjetër. Lojtarët dhe stafi analizuan këtë humbje dhe dolën në përfundim se po bëjmë të njëjtat gabime. Fatkeqësisht këto gabime na ndodhin ne dhe jo kundërshtarëve.

Fitoren e parë urojmë që ta bëjmë nesër, nuk ka mbaruar akoma. Reja është ndryshe nga De Biazi, luan futboll më sulmues. Kur ishte De Biazi ishim shumë mbrojtës dhe ju na pyesnit se përse luanim kështu. Me Rejën paraqitemi me dy sulmues.

Kritikat kanë vërshuar ndaj nesh. Kjo është Kombëtare dhe ndonjëherë me të drejtë na kritikojnë, por ne kemi nevojë për mbështetje. Ishim të shkatërruar pas humbjes me Izraelin. Nuk mund të drejtojmë gishtin te ndonjë lojtar i caktuar, këto gabime nuk po na ndahen”, tha Cikalleshi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online