E FUNDIT/ “Mungesa e Gjimshitit është fatkeqësi”, Berisha: Veseli ishte mirë, ngjan si me Serbinë

Shqipëria do të përballet ndaj Polonisë në Air Albania, atje ku do diskutohet vendi i dytë. Në konferencén për shtyp ishte edhe kapiteni Berisha që u shpreh se Shqipëria mund të fitojë në këtë takim falë kualiteteve dhe tifozëve. “Po sigurisht që jemi të vetëdijshëm për situatën ku jemi. Nuk kemi bërë ende dicka, duhet fitorja me Poloninë.

Edhe po të fitojmë nesër kemi dy ndeshje të tjera. Europiani ishte më i lehtë për tu kualifikuar. Mund të bëjmë një gjë të madhe që se kemi arritur kurrë. Presioni nuk duhet mbi ne, por mbi Poloninë. Do ndeshemi me një ekip jashtëzakonisht të fortë dhe në ndeshjen e parë na kushtuan gabimet ndaj tyre.

Kemi kualitete dhe pranë tifozëve, mund ta fitojmë, do e kemi më të lehtë. Gjimshiti do jetë mungesë e madhe për ne. Është një fatkeqësi që na ndodhi por edhe Veseli ishte mirë. Ngjason me ndeshjen ndaj Serbisë ky takim”, tha Berisha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online