Puna e pandalshme e Leonardos ka sjellë një tjetër fryt… Pasi ka transferuar Bakajokon nga Çelksi, Milani ka arritur marrëveshjen me Vijarealin për transferimin e Bakës te spanjollët, pas një viti huazim sezonin e shkuar, por në këmbim do të vishet kuqezi sulmuesi i krahut Samu Kastijeho. Gatuzo kërkonte një zëvendësues për Çalhanoglu dhe Suson.
https://www.youtube.com/watch?v=X9q1_Q3rv7U
Kështu, ka ardhur lojtari premtues spanjoll. Operacioni, sipas “Sky”, u zhbllokua orët e fundit, pasi Leonardo ka qenë në kontakte të vazhdueshme me presidentin e Vijarealit.
Detajet – Do të kushtojë 3 mln euro për huazim dhe 15 mln euro detyrim blerje, plus kartonin e Bakës, pra 25 mln eurot që kërkonte Vijareali.
Kastijeho ka realizuar 11 gola në 130 ndeshje me Vijarealin.