E FUNDIT/ Mendohet për shkarkimin e Zidan pas surprizës, trajneri i Realit del hapur: Le të shohim tani

Trajneri i Realit të Madridit, Zidan, mund të shkarkohet pas humbjes surprizuese të gjigantëve spanjollë ndaj Alcoyano. Ekipi i ligës së tretë arriti që t’i mposht madrilenët duke i eliminuar nga Kupa, megjithëse ishin me një lojtar më pak. Ndërkohë tekniku i Realit e ndien më shumë se kurrë frikën e një vendimi drastik të presidentit të klubit. Në intervistën pas ndeshjes Zidan ka marrë gjithë përgjegjësinë mbi supe duke u shprehur se do të shihet në ditët në vazhdim për të kuptuar qëndrimin e tij.

“Kur humbet ka shumë gjëra që fliten, por unë marrë përgjegjësinë time dhe ajo që ka për të ndodhur, thjeshtë do të ndodhi. Jam i qetë se lojtarët donin të fitonin ndeshjen, provuam në mënyra të ndryshme. Le ta shohim se çfarë ka për të ndodhur në këto ditë. Nëse do të shënonim golin e dytë do të ishte një ndeshje tjetër. Portieri i tyre bëri tre pitje të rëndësishme dhe goli i dytë nuk donte që të hynte. Jam përgjegjës unë, lojtarët e bënë punën e tyre”, ka thënë Zidan. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online