Ekskluzive/ “Nuk e kam turpëruar kurrë fanellën”, Dosti i drejtohet lojtarëve të Partizanit dhe flet për Egbo: Paralelizmi “nuk pi ujë”

Nga Klaudio Ndreca

Derbi mes Partizani dhe Tiranës po afrohet gjithmonë e më shumë duke shtuar dozën e emocioneve në kryeqytet. Kjo ndeshje shkon përtej tre pikëve dhe 90 minutave, pasi për të flitet një javë përpara zhvillimit të takimit dhe diskutimi vazhdon po kaq gjatë pas përfundimit të saj. Kush do të sundojë këtë herë kryeqytetin?

Kjo mbetet të shihet në ditën e sotme, ndërsa “Sport Ekspres” ka zgjedhur që të intervistojë një figurë të shquar të Partizanit, Edmond Dostin. Cili është mesazhi që Dosti kërkon t’i përçojë lojtarëve të kuq përpara kësaj përballje? “Unë nuk e kam turpëruar kurrë fanellën, jepni 120% nga vetja”. Simbolika mes fjalëve është e qartë se nga fusha nuk duhet të dilet kokë ulur, ndërsa nga krahu tjetër ka shumë shpresë pasi Partizani kryesohet nga një specialist si Ilir Daja.

Në pikën që ndodhet Superiorja dhe duke parë renditjen e dy ekipeve të kryeqytetit, kush mendon se do ketë presion më të madh mes Tiranës dhe Partizanit?

Duke parë që Vllaznia nuk di të ndalet, atëherë mund të them se presioni është tek të dyja ekipet. Tirana dhe Partizani do të bëjnë gjithçka që ta fitojnë këtë derbi, pasi nga ana tjetër nuk duan që t’i japin edhe shumë mundësi Vllaznisë që të shkëputet.

Një parashikim i rezultatit të derbit, mund ta themi?

Jo pasi derbi nuk parashikohet në asnjë rast. Unë thjesht po shpresoj se këtë herë Partizani do të bëjë më shumë sesa herën e shkuar dhe të dali nga fusha e lojës si fitues.

Nëse do të ishte Dosti trajneri i Partizanit, çfarë fjalimi do të mbaje përpara lojtarëve?

“Derbi nuk është një ndeshje për t’u luajtur, por për t’u fituar. Të gjithë duhet të japin 120% nga vetja, nga i pari te i fundit se vetëm kështu ia dilet”. Dua t’i përcjell djemëve mesazhin se duhet të jenë krenar për fanellën që mbajnë e për të kuptuar peshën që ka, pasi unë kam pasur nderin që ta vesh dhe nuk e kam turpëruar. Nesër duhet të japin maksimumin për fanellën që ka veshur Pano, Resmja e shumë të tjerë.

Daja apo Dede? Do të jetë kjo një ndeshje që do të zgjidhet nga trajnerët, individualitetet apo fryma e grupit?

Për mendimin tim Daja pasi ka më shumë eksperiencë dhe përvojë se Dede. Daja e di si fitohet një derbi, besoj se kjo do të jetë në favorin tonë pasi ne kemi frymën e grupit në krahasim me Tiranën.

Egbo është shprehur se Partizani do ta vuajë humbjen 5-1 si e ka vuajtur Tirana atë periudhë 5-vjeçare pa fituar derbin. Mendon se qëndron paralelizmi?

Kam shumë respekt për Egbon, për punën që bëri te Tirana. Por ky paralelizëm që ka bërë me Partizanin nuk para pi shumë ujë se Partizani është fizikisht dhe psikologjikisht më mire se Tirana. Kjo që thotë Egbo vlen për Tiranën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online