E fundit/“Marashi më dëmtoi shumë, mendova të vija me shapka“, Murinjo me fjalë të mëdha për Kumbullën: Do jetë me ne 100% vitin tjetër

“Marashi më dëmtoi shumë. Bëja shëka, sepse nga të gjithë ai do të ishte i fundit që do të ma bënte. Është më i rëndi nga të gjithë. Më ka lënduar. Mendoja të shkoja në ndeshje me shapka, sepse nuk më futeshin këmbët në këpucë. Por Marashi është një djalë i mirë, një lojtar i mirë. Është përmirësuar shumë këtë sezon. Vitin tjetër do të jetë me ne 100%, sepse është një lojtar me potencial për të shkuar më lart.

Është hera e parë për mua në Shqipëri. Është ndër të paktët shtete në Europë që nuk e kam vizituar. Futbolli më ka çuar kudo, por jo në Shqipëri. Është bukur të vij këtu. Jam i lumtur me Aeroportin. Kur luajtëm kundër Viteshes qendruam në aeroportin e Eindhovenit për 2 orë. Nuk e di pse. Këtu çdo gjë është e lehtë. Hoteli është këtu pranë. Fusha është shumë e mirë dhe stadiumi është shumë i bukur. UEFA mund të kritikohet që stadiumi nuk ka 50 mijë vende, por UEFA nuk mund të kritikohet që e dërgon futbollin kudo. Jam i lumtur që vij këtu. Jam i lumtur që të luaj këtë finale shqiptare, nëse mund ta quaj kështu”, ka deklaruar Zhoze Murinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *